Man City cakton çmimin e De Bruyne

Manchester City ka vendosur një çmim për mesfushorin Kevin De Bruyne pas interesit të madh nga Arabia Saudite. Belgu është në shënjestër të Al-Nassr përnjë lëvizje të mundshme verën e ardhshme, me klubin saudit që thuhet se është i sigurtë që mund ta bindë legjendën e Cityt të largohet nga futbolli evropian. Një lëvizje në Ligën Saudite më saktë tek Al-Nassr, do ta shihte atë të bashkohej me Cristiano Ronaldon dhe Sadio Mane dhe gjithashtu të ribashkohej me ish-bashkëlojtarin e City-t, Aymeric Laporte, i cili kaloi në Lindjen e Mesme gjatë verës. Sipas ekspertit Fabrizio Romano , De Bruyne refuzoi ofertat nga Arabia Saudite në verë në favor të qëndrimit te City. Sezoni 2023/24, megjithatë, nuk ka shkuar sipas planit për 32-vjeçarin, i cili pësoi një lëndim në sfidën e parë të Ligës Premier kundër Burnleyt dhe nuk ka luajtur që atëherë. Raportohet se skuadra e Pep Guardiolës do të kërkojë një shumë prej vetëm 60 milionë pound për belgun, pavarësisht statusit të tij si një nga lojtarët më të mirë në botë.

sfidanti.al