Rafael Dwamena, një hero nga Gana në Rrogozhinë

 

Raphael Dwamena e nisi aty ku e mbylli sezonin e kaluar. Dy gola nga qëndërsulmuesi më i mirë i pjesës së dytë të sezonit të kaluar dhe një hap i parë i madh drejt objektivave të Egnatias këtë sezon. Bomberi ganez 27-vjeçar që po rezulton një nga lojtarët më të spikatur të dy sezoneve të fundit dhe lëvizja më e zgjuar e rrogozhinasve në merkato, e ndali dy herë topin në rrjetën e Kukësit duke fshirë përfundimisht edhe zërat për një transferim të mundshëm të kryeqytet ku u përfol edhe për interesimin e kampionëve. Partizani nuk arriti ta bindte as klubin rrogozhinas e as vetë lojtarin që në Egnatia Arena ka gjetur habitatin e tij natyral për shkak të kushteve të ofruara nga klubi. Te rrogozhinasit ai ndihet pjesë shumë e rëndësishme e projektit, njeriu rreth të cilit xhiron loja e skuadrës së Tetovës, aq më shumë tani që edhe Kasa është larghuar. Hapësirat janë më të mëdha por edhe përgjegjësia për për të cilin aludohet për problemet e mundshme me zemrën por ai përgjigjet vetëm në fushë. Pjesën e dytë të sezonit të kaluar e mbylli me 11 realizime personale ndërsa në dy javët e para të superiores ka vendosur në kornizë menjëherë dy të tjerë por kjo ëshë vetëm maja e ajsbergut. Me një të kaluar shumë të pasur te Zyrihu, levante, Real Saragoza e Vejle, ganezi i Egnatias është njeriu simbol i skuadrës që këtë sezon do të kërkojë titullin edhe pse këtë objektiv nuk e ka thenë asnjëherë me zë të lartë.