Probleme përpara për sulmuesin holandez të Spartakut të Moskës, Quincy Promes. Nga Holanda vjen lajmi se Prokuroria ka kërkuar 9 vite burg për kontrabandë droge. Promes dyshohet se ka importuar 1361 kg kokainë. Ai hesht, por avokatët e tij mohojnë çdo përfshirje. Më tej, futbollisti akuzohet edhe për tentativë vrasjeje: ka goditur me thikë në këmbë kushëririn e tij, duke dëmtuar një tendinë. Për këtë akuzë, prokurori mund të kërkojë edhe 2 vite burgim. Për të shmangur burgun, Promes dëshiron të marrë nënshtetësinë ruse. Rusia, në fakt, nuk ka një traktat ekstradimi me Holandën dhe për sa kohë që Promes qëndron në Moskë, do të jetë praktikisht e pamundur që drejtësia holandeze të vazhdojë.
sfidanti.al