Florent Muslija në Bundesligë, nënshkruan me SC Freiburg

Mesfushori Florent Muslija ka kompletuar transferimin te SC Freiburg në Bundesligë. Muslija mbyll aventurën në Bundesliga 2 me SC Paderborn ku në 70 ndeshje arriti të shënoi 25 gola dhe të dhurojë 14 asiste. “Kam mundur të përjetoj atmosferën e mrekullueshme në stadiumin Europa-Park në ndeshjen e kupës në vjeshtë. Tani mezi pres të njoh shokët e mi të rinj, të zhvillohem më tej këtu dhe të jap gjithçka për klubin”, ka thënë Florent Muslija. Detajet e kontratës dhe marrëveshjes mes klubeve është rënë dakord që të mos zbulohen. Muslija është një nga lojtarët kryesorë të Kosovës.

sfidanti.al