Pretendimet e “Princit të ri të golit”, Vlahoviç, më të mëdha sesa Arsenali!

“Topçinjtë” janë në formë në Angli dhe duket se këtë sezon kanë shans të jenë të paktën në zonën Champions. Me trajnerin Mikel Arteta, Arsenali ka bërë kthesë veçse duket se kjo nuk mjafton që “elita e futbollit” të pranojë të shkojë në “Emirejts”. Ambicia e madhe e londinezëve është Dushan Vlahoviç, dhe për sulmuesin serb janë ofruar 46 milionë paundë stërlina, plus kartoni i Lukas Toreirës, por burimet pranë futbollistit të Fiorentinës bëjnë me dijë se ai nuk është i interesuar. “Vlahoviç synon një projekt me ambicioz”, – thonë këto burime, ndërsa nuk flasin se për cilin projekt është fjala, por ndoshta për ekipet më të mira në Angli apo në Itali.

Sfidanti.al