Portieri i Kosovës feston ngjitjen në Premier me bakshish 10 000 euro!

Arijanet Muriç është pjesë e Bërnlit dhe është i lumtur që skuadra arriti kualifikimin për në Premier Ligë pas një sezoni shumë të mirë. Portieri 25-vjeçar i Kosovës e festoi duke paguar një faturë “të kripur” në një restorant në Gjermani, në Mynih, ku u përfshinë verëra të shtrenjta, shampanja, etj. Fatura shkoi në 36 000 euro, ndërsa Muriçi i la kamarieres edhe 10 000 euro bakshish!

Sfidanti.al