Trajneri portugez, shpesh antipatik për kundërshtarët dhe të paanshmit, po arrin drejt suksesit të radhës, ndonëse do të duhet të ndeshet me Leverkusenin gjerman për të shkuar në finale. Flasim për Romën e Zhoze Murinjos që eliminoi Fejënordin në Ligën e Europës dhe arriti në 4 më të mirët. Gjithçka me meritë edhe pse me vështirësi pasi fitorja 4-1 (pas humbjes) 0-1 në Holandë u realizua pas kohës shtesë. Paulo Dibala shënoi një gol, ndërsa nuk ishte titullar, të tjerët nga Spinacola, El Sharaui dhe Pelegrini. Vjet, Roma fitoi Ligën e Konferencës, këtë sezon është më pranë Ligës së Europës, ku janë ende në garë Juventusi, Sevilja dhe Leverkuseni. Murinjo shpreson të marrë një tjetër trofe europian.
Sfidanti.al