Përse trembet Interi kur Dibala i ka thënë po rrogës së zikaltërve

Lajmet janë që argjentinasi do të jetë pjesë e skuadrës milaneze, sepse e ka pranuar ofertën që i kanë bërë drejtuesit e klubit nga Lombardia. Pra, flitet për 6 milionë euro në sezon dhe plus shpërblime të tjera në bazë të arritjeve personale dhe kolektive. Gjithsesi sipas mediave italiane, Interi ka frikë se mund ta humbasë Paulo Dibalën, sepse në lojë mund të hyjnë klube të tjera. Sidoqoftë, Bepe Marota ka thënë se skuadra e Inzagit është e fortë edhe pa argjentinasin, pra ndoshta kjo frikë nuk duhet të jetë kaq e madhe. Ndërkaq, zikaltërit duhet të nxitojnë për Bremerin, ndërsa Milan Shkriniar është duke shkuar tek Paris SG.

Sfidanti.al