Italianët tremben për shkeljet ndaj lojtarëve në Turqi, siç duket s’kanë kaluar nga Shqipëria

Në të vërtetë, listën e kampionateve problematike e ka përpiluar shoqata ndërkombëtare e futbollistëve profesionistë, dhe aty përfshihen vende si Arabia Saudite, Algjeria, Libia, Turqia, kategoria e dytë e Greqisë, Rumania apo Kina, pa i përmendur që të gjithë. Mediat italiane i bëjnë jehonë këtij lajmi që ka të bëjë me shkeljen e të drejtave të lojtarëve, që nuk marrin dot paratë sipas kontratave, apo që kanë vonesa të mëdha, dhe shqetësimi është për Turqinë ku ka shumë italianë si Borini, Viviano, Riçi, Bertolaçi, Baloteli (në foto), Poli, Okaka apo trajnerët Pirlo, Montela e Farioli. Në të vërtetë, numri më i madh i lojtarëve që duan ndihmë për paratë është në Greqi, ndërsa në Rumani ka probleme me gjyqet pa numër të klubeve. Mesa duket, italianët nuk kanë kaluar mjaftueshëm nga Shqipëria për të parë që ka klube edhe në Superligë që mbajnë lojtarë të rinj peng, duke mos i dhënë asnjë lek, apo nga ata që i kërcënojnë që të mos guxojnë të largohen.

Sfidanti.al