Ja pra që magjia e e Bundesligës nuk paska marrë fund. Pas sulmuesit të shquar, Sadio Mane, ja ku vjen del edhe një emër tjetër që kërkon të shkojë në Mynih. Matijs De Ligt paska urdhëruar agjencinë e të ndjerit Mino Raiola që të ndërpresë bisedimet me Çelsin, sepse ai dëshiron të jetë lojtar i Bajernit. Mesa duket bavarezët do ta fitojnë qendërmbrojtësin holandez të Juventusit, natyrisht pasi të paguajnë 75-80 milionë euro, ose të arrijnë një marrëveshje me përfshirje lojtarësh. Drejtuesit italianë dhe gjermanë janë takuar dhe kanë biseduar për 3 orë. Kjo do të thotë se Bajerni do të ketë një futbollist shumë të mirë dhe me mjaft përvojë, që ka luajtur 234 ndeshje për Ajaksin dhe Juven, që është titullar fiks i Holandës.
Sfidanti.al