Me gjasë, duhet të jetë për shkak se, që të dy, kanë karrierë në nivele tepër të larta edhe në moshë shumë të madhe. “Ibrahimoviçi është një talent i madh, një talent natyral, – u shpreh trajneri i Milanit, Stefano Pioli,- por, mbi talentin mund të punohet dhe të përmirësohet. Po marr shembullin e Rozher Federerit, që lindi me talentin që ka, por punoi çdo ditë për t’u bërë ndoshta tenisti më i madh që ka ekzistuar ndonjëherë”. Pioli rrëfen se vetë Ibra i thotë se objektivi i tij i vetëm është që të përmirësohet çdo ditë. Trajneri kuqezi ndihet i qetë për të ardhmen e yllit të tij dhe siguron se ka qenë në kontakt me të, edhe pse ndodhet në Suedi.
Sfidanti.al