Nga Anglia na thonë se çmenduria për një bluzë të CR7-ës ka arritur përmasa epike, ndonëse të denja për t’u krahasuar me çmendurinë kolektive të epokës së Bitëllsave, ndërsa me mburrje mediat britanike shkruajnë se portugezi po e lë prapa Lionel Mesin në shitjen e fanelave. Shifrat nga agjenci të specializuara në këtë drejtim (që po i marrim të mirëqena) flasin për 187 milionë paundë stërlina të nxjerra nga blerja e bluzave të Ronaldos nga ana e tifozëve të Mançester Junajtidit. Nga ana tjetër, Paris SG ka nxjerrë 104 milionë paundë stërlina (që duhen kthyer në euro) nga shitja e fanelave të Mesit. Gjithsesi, duhet të kemi parasysh se në këto shifra, që vërtet kanë diferencë të madhe mes tyre, ndikon jo vetëm fama e lojtarit, por sidomos fama e ekipit, pasi ato blihen vetëm nga tifozët e tij. Mançester Junajtidi ka 300 milionë tifozë në të gjithë botën, ose edhe më shumë, ndërsa Paris SG shumë më pak.
Sfidanti.al