Mamaja e saj arriti deri në 50 më të mirat e botës gjatë karrierës, por Angjeliki Kanelopulu shpreson me gjithë zemër që e bija, Maria, t’ia kalojë. Edhe pse tenistja 26-vjeçare greke nuk arriti dot në finalen e US Openit, sërish Sakari bëri histori duke mbërritur deri në gjysmëfinale ku u mund nga adoleshentja e shkëlqyer britanike, Ema Radukanu. Ishte gjysmëfinalja e dytë e Grand Slemit këtë vit për greken që cilësohet si një nga tenistet më të forta në qarkullim, dhe që ka një shërbim shumë të fortë. Ajo është e njohur në Greqi jo vetëm si kampione në sportin e saj, por edhe sepse është e lidhur me djalin e kryeministrit të vendit. Konstandinos Micotaqis është djali i Qiriakos Micotaqisit, dhe Maria thotë se “ai është shumë i thjeshtë dhe ne kemi një lidhje shumë të mirë së bashku, është shumë e lehtë të diskutosh me të, mund të rrimë me orë të tëra”.
Sfidanti.al