Jevgeni Kafelnikov apo Marat Safin e kanë bërë përpara tij, por edhe ylli i sotëm dëshiron që t’i arrijë, Danil Medvedev mbërriti në një tjetër finale Grand Slemi, pikërisht në US Open pasi mundi bindshëm rivalin e tij të ri, Feliks Ozhe Aliasime të Kanadasë. Suksesi ishte 3-0 dhe me rezultatin e seteve, 6-4, 7-5 e 6-2 dhe Medvedes ka një tjetër shans për historinë. Tenisi rus është bërë i njohur në vitet 90-të e më pas nga emra të tillë si Kafelnikov (fitoi Rolan Garosin dhe Australian Openin), Marat Safin (US Open dhe Australian Open), si dhe yjet e femrave si Ana Kurnikova (kampione në Grand Sleme si dyshe), Maria Sharapova (një nga femrat e pakta që i fitoi të gjithë Grand Slemet), Anastasia Miskina apo Svetlana Kuznjecova.
Sfidanti.al