Përse Francës nuk duhet t’i jepej penalltia?

Ish-gjyqtari i njohur anglez Dermot Galager konsideron se penalltia që iu dha Francës në ndeshjen finale kundër Kroacisë, ishte krejtësisht e gabuar. Sipas tij, Francës kjo penallti nuk duhej që t’i jepej nga ana e gjyqtarit argjentinas, Nestor Pitanës.

Futbollisti kroat, Ivan Perishiç, luajti me dorë në zonën e tij të rreptësisë në min. e 38-të mbasnjë goditjeje të topit nga ana e futbollsitit francez, Matuidi. Mbasi pa filmimin e VAR-it (Video Asisstancë Referee), Pitana tregoi me dorë pikën bardhë të 11-metërshit që Antoan Grizmani e shndërroii në gol, duke e çuar rezultatin në 2-1 në favor të Francës.

Ish-gjyqtari anglez Dermot Galagerthotë se penalltia 100 për qind nuk ishte e tillë. Ai (gjyqtari) ishte fare pranë topit, kur ai dha penallti. Dora nuk shkoi te topi, por topi shkoi te dora krejtësisht joqëllimisht nga ana futbollsitit kroat.Ai nuk kishte apsak ndërmend që të luante me dorë. Rregulli thotë se lojtari duhet ta prekë topin qëllimisht që gjyqtari ta japë penallti. Dora e tij ndodhej nënjë pozicion krejt të natyrshëm, pa pasur ndonjë qëllimqë ta prekte topin me dashje”, vuri në dfukje Galageri.

Sfidanti. al.