Mbas finales dramatike dhe tëtensionuar të kampionatit botëror të 21-të që u zhvillua në Rusi, Franca fitoi titullin e kampionit të botës, pasi mundi 4-2 në finale Kroacinë. Por, megjithatë, e gjithë bota flet për “autsajderat” kroatë (pa pretendime) që arritën deri në finale falë përkushtimit, sakrificave, kolektivitetit, shpirtit sportiv, kolegjialitetit dhe dashurisësë madhe kundrejt futbollit.Përdoruesit e rrjeteve sociale i kanë shpallur futbollistët kroatë dhe kapitenin e tyre, Luka Modriç, si “kampionë të zemrave”.
Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, nga ana tjetër, gjithashtu, mori lavdërime të mëdha nga ana e tifozëve anekënd botës për tifozllëkun e saj të pakufishëm dhe përballimin me kurajë të shiut, ndërsa “djemeve të saj” u jepeshin medaljet e argjendta në stadiumin “Luzhnjiki” të Moskës.
Sfidanti.al