Kilian Mbape merr vendimin për të ardhmen e tij

Futbollisti francez Kilian Mbape u shpall si futbollisti më i mirë i ri i kampionatit botëror të Rusisë. Mbape fantastik me paraqitjet e tij të shkëlqyera në Botëror i ndihmoi bashkëlojtarët e vetnë rrugën drejt titullit të kampionit të botës.

Emri i këtij lojtari francez është lidhur kohët e fundit me Realin e Madridit, kështu që gazetarët u interesuan, nëse ai do të shkojë në Spanjë apo do të vazhdojë të qëndrojë nëParis.

“Unë do të vazhdoj të qëndoj te PSZH-ja. Unë jam 100 për qind i sigurt për ketë vendim. Kur keni cilësi të mira, atëherë, ju duhet të jeni të sigurtë dhe të besoni të vetvetja”, vuri në dukje Mbape,

Shumëkush është i bindur se Mbape do të tranferohet për në ndonjë klub tjetër gjatë kësaj vere, por, sido që të jetë, koha punon në favor të këtij ftubollisti të ri.

Sfidanti.al