Barazimi 0-0 i Barcelonës në “Karaiskaqis” ndaj Olimpiakosit ndoshta nuk ishte ndeshja e duhur për t’u kujtuar nga katalanasit, por do të ketë nga ata që do ta kujtojnë me shumë dëshirë. Jo vetëm trajneri i Barçës, Ernesto Valverde, i cili theksoi “më pëlqeu shumë loja e ekipit”, por edhe një tifoz i Olimpiakosit, apo më mirë të themi i Mesit. Ky tifoz kërceu nga tribuna dhe hyri në fushë krejt pa u shqetësuar. Shkoi tek Mesi dhe i hodhi dorën në qafë argjentinasit duke bërë një foto me idhullin e tij. Gjithçka ishte kaq natyrale, sa përqafimi i shpeshtë i golshënuesve në Premier Ligë të Anglisë me tifozët pranë portës. Agjentët e sigurisë nuk e shqetësuan tifozin ekzemplar i cili u largua në qetësi, pasi realizoi misionin e tij.
Sfidanti.al