Frikë nga tifozët shqiptarënë Beograd?

Megjithëse ka një marrëveshje që, për arsye sigurie, tifozë të Skënderbeut të Korçës nuk duhet të vijnë në stadiumin e Partizanit të Beogradit, sikurse nuk kishte tifozë serbë në Elbasan, megjithatë, sikurse shkruan, sot, medisa serbe, ka mundësi që tifozë shqiptrë të shfaqen në staiumin Humska të Beogradit. Ju do të pyesni sesi ka mundësi, kur policia kufitare mund t’i ndalojë tifozët që mund të vijnë nga Shqipëria, Kosova ose Maqedonia, por puna është se tifozë shqiptarëmund të vijnë nga Serbia e Jugut, ku jetonnjëpopullsi e jo e vogël shqiptare, më saktë, nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci.

Gazeta “Veçernnji list” e Beogradit, duke cituar medime të Serbisë së Jugut, shkruan se, teorikisht, tifozë shqiptarëmund të vijnë dhe të gjenden në stadiumin e Beogradit, duke qenë se ka ende bileta në shitje të lirë. Fjala është për shqiptarët me shtetësi serbe, të cilëve nuk ua pengon dot lëvizjen e lirë nëpër Serbi. Sidoqoftë, e vetmja mundësi që ata të pengohen që të hyjnë në stadium, është se mund të funksionojë “filtri” i kartave personale që tifozët duhet t’i tregojnë patjetër në hyrje të stadiumit dhe, kështu, mund të dallohen ata tifozë që mund të vijnë nga jugu i Serbisë, pra nga komunat me popullsi shqiptare, me qëllim që të shmangen incidentet dhe provokimet eventuale, shkruan gazeta serbe e lartpërmendur

Klubi Partizani i Beogradit, në fakt, ka frikë nga ndonjë incident, sado i vogël, sepse është i dënuar me kusht nga UEFA. Ndeshja Partizani i Beogradit – Skënderbeu i Korçës luhet sot në mbrëmje, në orën 19:00.

Sfidanti.al