Gazeta “Sun” shkruan se parashikimet ogurzeza lidhur me ardhjen e Nejmarit në PSZH kanë filluar që të realizohen. “Njerëzit përreth nuk po arrijnë që ta kuptojnë Nejmarin, pasi ai ka filluar që të ankohet se përse iku nga Barcelona dhe se atij i mungon jeta e atjeshme”, vë në dukje mediumi “La Poreira”, duke shtuar se Nejmari ka pasur mosmarrëveshje me trajnerin e PSZH-së, Unai Emeri, rreth seancave stërvitore. Nejmari, që nga fillimi i sezonit ka shënuar me PSZH-në 10 gola, por, mbas barazimit 2-2 me Marsejën, problemet kanë filluar që të dalin në sipërfaqe.
Sa për kujtesë, të dielën e kaluar, Nejmari bëri një vizitë në klubin e Barcelonës, ku ai takoi Luis Suarezin dhe Lionel Mesin.
Sfidanti.al