Gjithçka është kundër Realit të Madridit?

A mund të thuhet se Reali e ka humbur betejën për titull? Një numër i madh prej atyre njerëzve që e njohin mirë futbollin, thotë “Po”, duke pasur parasysh se Barcelona është tetë pikë para klubit “mbretëror” madridas, ndërkohë që duhet të kihet parasysh edhe historia që është kundër “Los blankosve” që, asnjëherë, në të kaluarën, nuk kanë arritur që ta kapërcejnë një “negativ” të madh të tillë. Ky është fillimsezoni më i keq që nga koha, kur trajner ishte Zhoze Murinjo dhe kur beteja për titullin u humb, po ashtu, në vjeshtën e vonshme dhe, në fund, i ndjeri Tito Vilanova, në krye të Barçës, fitoi titullin me 15 pikë të mëdha epërsie.

Në fakt, Reali i Madridit, vetëm një herë, e ka fituar titullin, duke qenë kaq mbrapa me pikë dhe kjo ka ndodhur në kohën, kur trajner ishte Kapelo, më 2006. Atëkohë, Reali kishte 20 pikë mbas 10 ndeshjesh, por, sidoqoftë, Barcelona kishte vetëm tri pikë më shumë. Humbja e fundit nga Xhirona tregon se te Reali gjithçka funksionon keq: dëmtimet po pasojnë njëri-tjetrin, nuk ka zëvendësime të përshtatshme, kërkohet se kush është fajtor për këtë gjendje…

Sfidanti.a