Alvaro Morata që tani luan me Celsin, thotë se është keqkuptuar në intervistën e fundit të tij në gazetën italiane, “Gazeta delo Sport”, së cilës ai i deklaroi se nuk duhej të ishte larguar nga Juventusi dhe se Italia ishte vendi më i mirë në botë për të jetuar. Mediumet anglezë e interpretuan këtë deklaratë në një mënyrë të tillë se sulmuesi spanjoll nuk ndjehet mirë të Celsi i Londrës, por ai e mohoi këtë interpretim.
“Kuptimi i asaj që thashë, është se unë isha i lumtur te Juventusi”, deklaroi Morata, duke shtuar: “Dua të them se, në të ardhmen, kur ta përfundoj karrierën, do të largohen nga Londra, por, sidoqoftë, tani, unë dhe bashkëshortja ime jemi të lumtur në Londër që, me të vërtetë, më plëqen, por, kur ta përfundoj karrierën tine, unë do të kthehem në vendin tim dhe kjo është diçka normale. Po e përsëris edhe një herë, intervista ime është keqinterpretuar. Nëse Celsi më ofron një kontratë dhjetëvjeçare, unë do ta nënshkruaj”, vuri në dukje Morata.
Sfidanti.al