Pep Guardiola: Pas City-t, do të ndalem

Pep Guardiola ka përcaktuar afatin kohor për të ardhmen e tij si trajner dhe parashikon një pushim pas 30 qershorit 2027. “E di që pas kësaj faze me Cityn do të ndalem, kjo është e sigurt, është vendosur, më shumë se e vendosur”, shpjegoi trajneri në një intervistë. “Nuk e di për sa kohë. Një vit, dy, pesë, dhjetë apo pesëmbëdhjetë, por duhet të përqendrohem te vetja, te trupi im…”. “Kur fiton gjashtë tituj të Premier League, vjen një pikë kur rrëzohesh”, shtoi ai, duke rishikuar rezultatet e Citizens nga sezoni i kaluar. “Është thjesht njerëzore. Në fund, arritëm në finalen e Kupës FA dhe përfunduam të tretët, jo të dymbëdhjetët siç do të kishim bërë nëse do të kishim hequr dorë, nuk ishte aq keq, dhe tashmë duke parë prapa e kuptojmë se nuk ishte e gjitha një katastrofë”.

“Por pati muaj kur nuk fituam. Dhe mendoj se ajo që na ndodhi është e shëndetshme, të gjitha dwmtimet që patëm na bënë të kuptojmë se çfarë shkoi keq”, vazhdoi ai. “Mendoj se do të jetë pozitive për vitet e ardhshme”.

sfidanti.al