Situata e Kristjan Asllanit në Milano është delikate, por mesfushori duket se nuk ka problem presionin e shtuar të shoqërisë me deklaratat mbi merkaton. Sipas të përditshmes italiane “Il Giornale”, mesfushori nuk ka ndër mend që të largohet nga Milano nëse nuk merr një ofertë prej një ekipi, i cili lufton për vendet e para të klasifikimit. Refuzimi i ofertës që i bëri Real Betis është prova e këtij vendimi të shqiptarit, i cili nuk mendon aspak për largimin nga “San Siro” edhe pse në këto sezone si zikaltër ka luajtur shumë pak.

UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të Kampionatit Europian të vajzave, Zvicër 2025, që u transmetua drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Anglia mposhti Spanjën në finale pas gjuajtjes së penalltive dhe pikërisht këto dy skuadra dominojnë 11-shen më të mirë të turneut. 4 lojtare angleze janë pjesë e formacionit më të mirë, edhe Spanja përfaqësohet me 4 lojtare.

2 lojtare të Gjermanisë dhe Linari e Italisë plotësojnë formacionin më të mirë të Euro 2025, që është përzgjedhur nga një komision teknik i UEFA-s.

sfidanti.al