Është ende moment pushimesh, tepër të nevojshme dhe të shtrenjta për futbollistët profesionistë. Një prej tyre edhe Paulo Dibala që ka qenë i angazhuar deri në 3 qershor me Juventusin në Champions, dhe deri në 9 qershor me Argjentinën (1-0 ndaj Brazilit). Gjithsesi, argjentinasi nuk po kalon vetëm pushimet në vendin e tij, por edhe po luan futboll për qejf. Në një nga këto ndeshje për qejf ndodhi diçka e rrallë. Skuadra e Dibalës fitoi një goditje dënimi para zonës, dhe numri 21 mori përsipër ta gjuante. Papritur, jo vetëm lojtarët kundërshtarë, por edhe një numër tifozësh u vendosën para vijës së portës, duke e bllokuar cep më cep. Dibala u mendua pak, pastaj lëshoi një gjuajtje me të majtën që gjeti rrugën për në rrjetë. Përgëzimet nuk munguan, po ashtu edhe habia në një nga fushat modeste në qytetin e lindjes së yllit juventin, Laguna Larga.
Sfidanti.al