Partizani…ka një problem

Barazimi i katërt rresht për Partizanin në Superiore që paralajmëron një moment krize në kampin e kuq. Ndeshja e prapambetur me Teutën nuk shkoi përtej shifrave 1-1 për skuadren e Abilaliajt, i cili menjëherë sapo firmosi kontratën u përball edhe me një realitet të ri. Një pikë e fituar kundër ekipit që mbyll klasifikimin është shumë pak dhe edhe pse të kuqtë mbeten në vendin e dytë, kjo është një këmbanë e fortë alarmi. Partizani nuk gjen fitoret, golat e sulmuesve dhe lojën bindëse. Mba mbetet thatë ashtu si edhe Tedi Cara ndërsa  e vetmja notë pozitive është Albers Keko, një goditje e zgjuar në merkaton e të kuqve.

sfidanti.al