E harruam Duamenën? Edhe vdekja s’na ndryshon për mirë…

E kishim jetuar dhe stërprovuar të harronim të gjitha llojet e dhunave që kanë ndodhur në habitatin tonë dhe shpresonim se një ditë, kur të na ndodhte më e keqja, do të “bëheshim më të mirë”.  Por, faktet tregojnë se nuk kemi shans të ndryshojmë për mirë, madje edhe kur e paguajmë me ..vdekje!

Nuk flitet më për sulmuesin Duamena të Egnatias, që humbi jetën në fushë për meritë të pakujdesisë sonë, të cilin e “qamë” duke thënë se vdiq atje ku donte..tamam në fushë! As nuk thuhet më se çështja është në hetim apo është në harrim. Flitet vetëm për pikët e Egnatias që kryeson një kampionat , ku skema… ka vdekur edhe vetë futbollin.

Dhe në një futboll ku dhuna e harresës mbetet kulmore, ku edhe vdekja ia mbathka më shpejt se topi, Egnatia ,  ekipi ku Duamena ishte si qershia mbi tortë, me veprën  që po bën në këtë kampionat, sikur ka zgjedhur homazhin që e mban “gjallë” Duamenën…

Sfidanti.al