Ja kush janë 10 klubet më të mira të Premier

Portali i njohur “Ticketgum” ka listuar 20 klubet e Prmier Ligës angleze bazuar në katër kritere të ndryshëm. Në këtë listim secila prej skuadrave vlerësohet për mesataren e vlerës të shtëpive të qytetit, pagëN vjetore bruto, numrin e stjuartëve (për 100.000 njerëz) dhe numrin e akademive apo grumbullimeve (për 100.000 njerëz).

Të gjitha këto kritere bashkohen në një shifër e cila varion nga 1/10. Nga studimi i “Ticketgum” rrezulton se skuadra e Çelsit është ekipi më “shik” në Angli me një notë vlerësimi 9.86.

Në këtë listim duket se një impakt të madh ka qyteti ku kanë bazën e tyre ekipet pasi edhe katër formacionet, të cilat pasojnë Çelsin janë ekipe me bazë në Londër.