Partizani prezanton drejtorin teknik

Tjetër zyrtarizim në radhët e Partizanit. Pas trajnerit Skënder Gega, klubi i kuq ka prezantuar ditën e sotme edhe Sokol Haxhian, i cili do të mbajë postin e drejtorit teknik. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi kryeqytetas bën me dije se ish-futbollisti i klubit të kuq rikthehet në shtëpi pas një karriere të gjatë në menaxhim.  Haxhia ka filluar punën së bashku me drejtorin sportiv Arbër Abilaliaj dhe përgjegjësin e skautimit Altin Ferat.

sfidanti.al