Diant Ramaj mund të jetë risia e trajnerit Silvinjo për ndeshjet e muajit qershor, në kualifikueset e Botërorit. Portieri 23-vjeçar është shprehur i hapur për të veshur ngjyrat kuqezi. Ramaj është me origjinë nga Kosova, ndërsa ka qenë pjesë e të gjitha moshave të Gjermanisë. Megjithatë duke parë se nuk po ftohet nga kombëtarja e parë e pancerave, ai po mendon të zgjedhë mes Kosovës dhe Shqipërisë.
sfidanti.al