Partizani përforcon sulmin me një portugez

Rodrigo Piloto është blerja më e re e skuadrës së Partizanit. Bëhet fjalë për një qendërsulmues 23-vjeçar, i lindur në Portugali , që së fundmi është aktivizuar në radhët e Atletik klub d’Eskaldes të Andorrës duke realizuar 15 gola. Piloto ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me opsionin dhe për një vit tjetër.

Njoftimi i klubit:

Zyrtare

Mirësevjen Rodrigo Piloto

FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon afrimin e Rodrigo Piloto. Klubi ka arritur akordin me qendër sulmuesin, i cili së fundmi ishte pjesë e Atletik klub d’Eskaldes të Andorrës skuadër me të cilën realizoj 15 gola. 23 vjeçari portugez ka firmosur një kontratë për 2 vite me opsion edhe për një tjetër sezon. Piloto i është bashkuar menjëherë të kuqve në seancën e sotme stërvitore.

sfidanti.al