Partizani nis përgatitjet në Antalia, për të qenë gati për garën drejt titullit në gjysmën e mbetur të sezonit. Të kuqtë zbarkuan në tokën turke dhe nuk humbën kohë, por zhvilluan menjëherë seancën e parë stërvitore. Ekipi do të vijojë të punojë me intensitet të plotë gjatë fazës përgatitore, sipas planit të përcaktuar nga trajneri Orges Shehi dhe stafi i tij. Gjithashtu, klubi ka programuar edhe zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore. Testi i parë do të jetë kundër azerëve të Neftçi Baku, teksa më pas skuadra do të përballet me holandezët e Volendam.
sfidanti.al