Uzuni e nis me gol vitin 2024

Myrto Uzuni e nis me gol vitin 2024. “Bomberi” shqiptar i Granadas zhbllokoi takimin me Cadizin në kuadër të javës së 19-të, pas një asisti të dhënë me kokë nga Boye. Në fakt, fillimisht anësori sinjalizoi për pozicion jashtë loje, por pas verifikimit të pamjeve në sistemin VAR, goli u konsiderua i rregullt. E ligjshme festa për sulmuesit shqiptar, i cili sigloi golin e gjashtë sezonal në La Liga. Vetëm dy minuta më pas, futbollisti beratas lëshoi një goditje të kalibruar nga jashtë zonës, po reagoi në kohë portieri mik.

sfidanti.al