Partizani ngec në barazim

Partizani nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e parë të raundit të parë të Conference League përballë maltezëve të Marsaxlokk të luajtur në “Elbasan Arena”. Një paraqitje zhgënjyese për të besuarit e trajnerit Orges Shehi, favoritë në letër, por që në fushën e lojës nuk kanë arritur të përmbushin pritshmëritë. Goli i shënuar nga Murataj që në minutën e 2-të, në pamje të parë  e bëri të dukej një ndeshje e lehtë për “Demat e Kuq”. Gjithsesi, maltezët arritën të vendosin barazpeshën në minutën e 15-të me një gol të shënuar nga Yuri dhe pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Pjesa e dytë nuk solli ndryshim të rezultatit, me të kuqtë që krijuan shumë pak për të pretenduar fitoren. Mbyllet 1-1, me kualifikimin që mbetet i hapur për ndeshjen e kthimit që do të luhet pas një jave. Ndërkohë, Vllaznia ka barazuar 2-2 në transfertën islandeze të Valur. Edhe pse shkodranët kaluan në avantazh 2-1 në minutën e 85, ishullorët arritën të barazonin në minutën e 9 shtesë.

sfidanti.al