Partizani mendon për merkaton

Pas eliminimit nga Europa, fokusi i Partizanit tashmë ka kaluar te merkato. Kryeqytetasit pritet të bëjnë edhe disa lëvizje, para nisjes së kampionatit.

Mësohet se klubi ka ndryshuar strategji dhe do të fokusohet te merkato nga jashtë. Partizani po studion disa lojtarë që janë jashtë Shqipërisë, duke konfirmuar se afrimet nuk do të jenë nga brenda kampionatit.

Tendenca për të afruar lojtarë të huaj është në rritje. Ndryshe nga sezonet e kaluara, këtë vit nuk ka një tavan për numrin e të huajve që lejohen në fushë. Partizani, të tjerët, synon ta shfrytëzojë maksimalisht këtë rregull.

Skuadra është në hapat e parë për të pasur fizionomi ndryshe në sezonin e ri, me më shumë prezencë ndërkombëtare dhe me objektivin për të qenë realisht konkurruese. Skuka, Isgandarli, Garsia dhe Martinez kanë eksperienca të mëparshme e ekipet e tyre kombëtare.

sfidanti.al