“Ky eksperimenti i “Final Four” na shkatërroi nga nervat me pjesën që duhej të motivonim lojtarët”. Me këtë fjali, drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama përmblodhi sezonin e të kuqve dhe njëkohësisht tha fjalën e tij për formulën e re që u ekperimentua këtë sezon për Kategorinë Superiore. Në përfundimin e finales kundër Egnatias ku ai kritikoi madje edhe arbitrin Taylor, Rama shtoi:
“Unë kam mendimin tim këtu, Partizani mund ta themi ka qenë ekipi i vetëm që ka kundërshtuar idenë. Ne nuk dimë ende si luhet kampionati tjetër, çudia e radhës. Me këtë skemë, “Final 8” apo 18, nuk e di. Është e mira ta mësojmë shpejt, të përgatitemi për Kupat e Euroës dhe për të fituar titullin tjetër”.
I qartë në qëndrim zyrtari i të kuqve që paralajmëron se mund të ketë ndryshime në formulën e kampionatit edhe pse nga selia e FSHF-së nuk ka asnjë sinjal për këtë.