Egnatia dy herë kampione, një shuplakë speciale për sistemin !

Një gjë duhet thënë pa merak,  na pëlqen apo s’na pëlqen: Egnatia e fitoi kampionatin dy herë! Një herë tërë sezonin dhe një herë për “nder” ose mender  të skemës më budallaqe që ka provuar futbolli ynë “Final 4”. Kjo, disave u duket sikur pastron edhe imazhin e sistemit, që nuk është mësuar , ose kështu ka lindur, që ta lejojë titullin natyrshëm të shkojë tek i..zoti !

Triumfi i Egnatias shkon përtej  fabulës mitike se i vogli mposhti të mëdhenjtë si Partizani, Tirana apo Vllaznia, se  Rrogozhina mikroskopike mposhti futbollin e metropolit. Egnatia me këtë vepër që realizoi “ringjalli”  Duamenën, më të mirin e të mirëve, për vdekjen e të cilit na duhet të dridhemi akoma . Mos të na gënjejë mëndja se titulli është aq i gëzueshëm dhe tollovitës , sa mund të harrohet edhe një jetë të humbur për fajin e sistemit në lojën tonë. Që nuk mjaftohet vetëm  me jetën e futbollit, por kërkon  edhe .. .shpirtin e njeriut!

Sfidanti.al