Partizani i viteve të arta në Europë

Partizani është e vetmja skuadër shqiptare që ka fituar një trofe me peshë në arenën ndërkombëtare. Me 17 tituj dhe 15 kupa, po flasim për ekipin e tretë më të titulluar të vendit por njëkohësisht edhe më të suksesshmin jashtë kufijve, edhe pse në kohën kur i ka regjistrar këto suksese, ishte ekipi më i mb ështetur nga aparatura shtetërore, më saktësisht, nga Ministria e Mbrojtjes së epokës komuniste. Në vitin 1970, Partizani fitoi Kupën e Ballkanit duke kaluar me radhë Sloboda Tuzla, Universitatea Craiova dhe Beroe Stara Zagora.

Një sukses epokal në atë kohë për skuadrën me të cilën krenohej vendi. Përsa i përket pjesës tjetër të historisë, suksese të rëndësishme janë edhe ato ndaj Torinos në Kupën e Kupave apo ndaj Austrisë së Vjenës në raundin e parë të Ligës së Kampioneve. Në vitin 1979, Celtic u drodh dhe jo pak në “Qemal Stafa”. Klubi skocez mbërriti në Tiranë me vetëm 36 leje për të hyrë në vend edhe pse kërkoi 50, ndërsa frika më e madhe ishte për Danny McGrain sepse mjekërra në ato kohë në një vend komunist si Shqipëria ishte një look i tepruar. Goli i parë i shënuar nga Agim Murati ngriti peshë stadiumin. Pasardhësi i Panajot Panos ishte përzgjedhur nga Erzeni e madje ishte po kaq i aftë edhe me duar pasi kishte një të shkuar si volejbollist. Gol që siguroi suksesin në ndeshjen e parë por më pas në Glasgoë skuadra e kupqe u mposht 4-1.

sfidanti.al