Bayern Munich vendos me “shpatulla pas murit” Alphonso Davies. Bavarezët ia kanë bërë të qartë anësorit të majtë se i duhet të zgjedhë nëse do të rinovojë kontratën me gjermanët (kontrata aktuale skadon në vitin 2025), apo do të kërkojë një aventurë të re këtë verë. Rekordmenët gjermanë kërkojnë të shmangin me çdo kusht largimin e mundshëm të kanadezit me kosto zero verën e ardhshme. Së fundmi, Davies ka nisur sërish kontaktet me Real Madrid. Spanjollët synojnë prej kohësh shërbimet e 23-vjeçarit megjithatë duke njohur me detaje kontratën e Davies, nuk pranojnë të paguajnë 50 milionë euro sa pretendon Bayern Munich. Te Reali janë të gatshëm të negociojnë vetëm nëse bëhet fjalë për një shifër të ulët pasi përndryshe “heqin dorë” nga tratativat dhe presin vitin 2025. Mbetet për t’u parë si do të veprojë Davies në këtë rast, teksa opsioni për të rinovuar me Bayernin është gjithnjë prezent përndryshe kanadezi mund të marrë ndonjë penalizim nga gjermanët nëse nuk e zgjidh brenda verës të ardhmen e tij.
sfidanti.al