Eleminimi i Partizanit nga Kupa e Shqipërisë është vërtetë e pafalshme dhe ja disa nga arsyet pse ky cilësim është i vlefshëm. Skuadra e Starovës, që është një prej më të kushtueshmeve në futbollin tonë, u ndërtua për të synuar trofetë e mëdhenj dhe një nga këto ishte pikërisht kjo kupë, nga e cila u largua pa mbërritur as në çerekfinale. Në 90 minutat e djeshme në “Elbasan Arena”, Partizani nuk prodhoi lojë, madje përveç golit që erdhi pas një veprimi individual të Bardhit, në të gjithë takimin mund të shënoheshin vetëm dy raste të tjera. Dhe më e rëndësishmja, Besëlidhja po kalon moment të vështira ehhe në Kategorinë e Parë, ku për momentin pozicionohet nëntë pikë larg Kamzës kryesuese.
Ndërsa kundërshtarët e konsideruan këtë, si një kohë të përshtatshme për t’u tallur. Kapiteni i skuadrës lezhjane, Dritan Smajli, deklaroi pas ndeshjes se kishte fituar 1 milionë lekë nga një bast ku kishte parashikuar eleminimin e Partizanit, por priste edhe një drekë nga ish-shokët e tij tek Tirana, skuadrës që i dedikoi edhe kualifikimin. Por nuk mund të mungonte as Osmani i Skënderbeut, i cili nëpërmjet rrjetit social facebook bën me dije ky fund i Partizanit dihej, duke vazhduar ironitë me skemat mbrojtëse të Starovës.