Ish-pjesëtari i ekipit përfaqësues të Kroacisë, Ivan Klasniç, shënoi, ditët e fundit, shtatë gola në një nga ndeshjet e një turneu minifutbolli. Futbollisti Klasniç i është nënshtruar dy herë transplantimit të veshkës. Për herë të parë, veshka atij është transplantuar, më 2007, por, atëkohë, organizmi i tij nuk e pranoi këtë organ.
Më pas, një veshkë atij ia dha edhe i ati, por edhe ajo (veshka) filloi të mos funksionojë, kështu që Klasniçi, mund të thuhet, se ndodhet në rrezik për jetën. Por, megjithatë, ky futbollist kroat vazhdon që të luajë futboll. Ai luajti, kohët e fundit, në një turne minifutbolli kushtuar lojtarëve legjendë të Verder Bremenit. Në ndeshjen ndaj Bohumit që përfundoi 9-9, ai shënoi shtatë gola.