Paguhet garancia për brazilianin, Dani Alves gati të lirohet nga burgu

Dani Alves shumë shpejt do të dalë nga burgu. Në Spanjë po ndiqet me vëmendje historia e lidhur me ish-futbollistin e njohur dhe sipas La Vanguardia, avokatët e brazilianit kanë depozituar së fundmi garancinë milionëshe që kërkon ‘Audiencia de Barcelona’ për lirimin e tij. Dani Alves gjendet në burg që nga 20 janari për shkak të akuzave për dhunë seksuale ndaj një gruaje të re më 30 dhjetor 2022 në një klub nate të njohur në Barcelonë. Për të reduktuar rrezikun e arratisjes, Alves ka dorëzuar dy pasaportat, atë braziliane dhe atë spanjolle dhe do të duhet të firmos çdo javë. Kujtojmë që sa i takon pagesës së garancisë u përfol prej ditësh që do të merret përsipër nga familja e Neymar. Alves tashmë do të jetë i lirë më në fund, por veprimet e tij do të jenë në mbikëqyrje të veçantë.

sfidanti.al