Pa shpenzime dhe rekord pikësh, si e ndryshoi Inzaghi Interin

Pas katër vitesh në krye të pankinës së Interit, Simone Inzaghi largohet nga skuadra zikaltër. Trajneri italian mbyll një cikël ku arriti 217 ndeshje të drejtuara, me 141 fitore, 41 barazime dhe 35 humbje. Ai regjistroi mesataren më të lartë të pikëve në historinë e Interit: 2.18 për ndeshje. Inzaghi është gjithashtu trajneri me përqindjen më të lartë të fitoreve (65%). Nën drejtimin e tij, Interi arriti dy finale të Champions League dhe realizoi gjashtë fitore radhazi në derbi ndaj Milanit. Në katër vite, ai fitoi një titull kampion, dy Kupa të Italisë dhe tre Superkupa. Me buxhet të kufizuar, Inzaghi ndihmoi në përmirësimin financiar të klubit. Pavarësisht fundit me humbje, rezultatet statistikore e rendisin atë ndër trajnerët më të suksesshëm të klubit.

sfidanti.al