Ballkani prezanton drejtorin e ri sportiv, Nexhipi kthehet në shtëpi

Pasi i dha fund aventurës së tij te Shkupi, Nderim Nexhipi rikthehet në futbollin kosovar dhe nga dita e sotme do të jetë drejtori i ri sportiv i Ballkanit. Bëhet fjalë për një rikthim, pasi 41-vjeçari ka mbajtur edhe më herët këtë post (nga viti 2021 deri në vitin 2023). Ka qenë klubi nga Suhareka që ka zyrtarizuar këtë rikthim me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Të dashur tifozë dhe gjithë ju përkrahës të FC Ballkanit. Kemi kënaqësinë që para jush ta prezantojmë njërin prej atyre që kontribuoi fort në fillimin e vazhdimin e sukseseve tona historike. Ai gjithmonë ka qenë dhe mbetet njëri prej nesh, por tani rikthehet përsëri në fole për ta rimarrë pozicionin e drejtorit sportiv në klub dhe për të shkruar etapa të reja së bashku. Mirë se rikthehesh Nderim Nexhipi. Na priftë e mbara, kampion!”, shkruhet në njoftimin e Ballkanit.

sfidanti.al