Nuk ka Botëror klubesh për Ronaldon

Nuk ka Botëror për klube për Cristiano Ronaldon. Eliminimi i Al Nassrit të tij kundër Al-Ainit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve të Azisë do ta pengojë kampionin portugez të fitojë një trofe të rëndësishëm por edhe të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve 2025, edicioni i parë me 32 skuadra. Në këtë format të ri – edicioni i parë do të zhvillohet nga 15 qershori deri më 13 korrik 2025 në Shtetet e Bashkuara – katër vende i janë caktuar zonës aziatike: tre për fituesit e fundit të Ligës së Kampionëve të Azisë (Al-Hilal, Urawa Red Diamonds dhe fituesi i edicionit aktual) dhe një për ekipin më të mirë aziatik të katër viteve të fundit. Ndaj edhe dueli i mundshëm me Lionel Messin po shuhet: Inter Miami është ende në garë për të arritur këtë objektiv dhe të martën do të luajë për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Kampionëve CONCACAF.

sfidanti.al