Ka luajtur në Shqipëri por sot po “bën namin” në Tajlandë

“Thai League 3” ose më saktë, kategoria e tretë e futbollit tajlandez ka vendosur një precedent të pazakontë në botën e futbollit. Një çift brazilian sulmi me 75 vite në total i përbërë nga gjigandi Bernardo Mariano dhe shkurtabiqi Neto Santos janë vënë në qëndër të vëmendjes në vendin aziatik ku kanë zhvilluar gjithë karrierën e tyre futbollistike.

Mariano ka lindur në Sao Paulo në vitin 1998 dhe me një fizik mbresëlënës, ka provuar disa eksperienca modeste në Sllovaki, Çeki dhe madje edhe në Shqipëri me Teutën në sezonin 2015-2016 ku shënoi vetëm dy gola, ndërsa një vit më pas u zhvendos në Tajlandë. Në këto 7 vite ai ka ndryshuar disa skuadra në vendin aziatik duke siguruar ngjitjen e tyre në kategoritë superiore dhe këtë po kërkon ta bëjë edhe me Phatthalung ku aktualisht ka shënuar 16 gola. Në krah të tij, Neto Santos i datëlindjes 1983 e ka provuar fatin e i tij fillimisht ën Macau ndërsa që prej 10 vjetësh luan në Tajlandë. Një çift i pazakontë por i balancuar në perfeksion me forcën e Bernardos dhe teknikën e Netos. Ndoshta nuk është ritëm Champions League ën kategorinë e tretë taljandeze por ky çift sulmi po vendos rekorde të reja në botën e futbollit.

sfidanti.al