Nuk është numri 1, por Aguero kaloi të madhin Maradona

Shënoi në fund fare në Moskë duke i dhënë fitoren Argjentinës. Sergio Aguero ishte vendimtar për kombëtaren e vendit të tij në miqësoren ndaj Rusisë, por gjithashtu realizoi edhe diçka për të cilën duhet të ndihet krenar. Sulmuesi i Mançester Sitit kapërceu legjendën më të madhe argjentinase, dhe ndoshta më të madhen në botë, Diego Armando Maradonën, për golat e shënuar me fanelën bardhekaltër.

Tashmë, Kun ka 35 gola, ndaj 34 të Diegos. Jo vetëm kaq, por ai ka shënuar 35 gola në 83 ndeshje, ndaj 91 takimeve të “Pibe de Oros”. Gjithsesi, Aguero nuk është shënuesi më i mirë i Argjentinës. Në vend të parë është Mesi me 61 gola (123 ndeshje), pastaj Batistuta me 54 gola në 77 takime, ndërsa Kun është baraz me Hernan Krespon.

Sfidanti.al