MotoGP, zyrtare: Botërori 2018 me 19 gara, risi Çmimi i Madh i Tajlandës

Tashmë është zyrtare, kalendari i Botërorit Të MotoGP për vitin 2018 do të ketyë 19 gara. Federata ndërkombëtyare e Motoçiklizmit ka publikuar këtë kalendar ku e reja është prania ën këtë kampionat e Cmimit të Madh të Tajlandës e përcaktuar të zhvillohet në 7 Tetor. Po kështu në botërorin e ri do të jetë edhe gara e Silverstone. Drejtuesit e kësaj piste kanë rinovuar kontratën me Dornën erdhe për 3 vjet të tjera deri në vitin 2020.

Data e startit të Botërorit të MotoGP vitin e ardhshëm është 18 marsi, dhe ndalesa e parë është Katari. Vendi ku ky kampionat do të ulë siparin do të jetë si zakonisht në Valencia, në 18 nëntor.  Ajo që pret më shumë herë këtë kampionat është padyshim Spanja me 4 të tilla pasi përvec Valencias në kalendar janë edhe gara e Herez, Aragon dhe Barcelonës.

sfidanti.al