Në botëror apo jo, Ventura rrezikon postin në stolin e Italisë

Trajneri Xhanpiero Ventura e rrezikon ndjeshëm postin e tij në pankinën e Italisë pavarësisht kualifikimit apo jo të të Kaltërve në Botërorin e Rusisë. Rreth tij në median italiane kanë krijuar dy skenare ku vëmendja më e madhe është e përqendruar në rastin e eliminimit nga ana e Suedisë. Vlen të theksohet në këtë pikë se Ventura ka me Federatën Italiane një kontratë që skadon në vitin 2020 ku është e përfshirë edhe një klauzolë e vecantë. Sipas kësaj klauzole në rast se Italia dështon në tentativën për t’u kualifikuar në Botëror, atëherë kjo kontratë do të zgjidhet në mënyrë automatike për t’i dhënë mundësinë qeverisë së futbollit italian të nisë kërkimet e trajnerit të ri. Synimi i FIGC, është që të sjellë në stolin e Të Kaltërve një emër të madh, por has në një pengesë të madhe. Kjo pengesë ka të bëjë me pagën që ky institucion i ka garantuar teknikut të Italisë, atë prej 1.5 milionë Euro .

Nëse Federata nuk e përmirëson këtë vlerë monetare, atëherë emrat e Kontes, Ançelotit, Mançinit apo Alegrit do të mbeten një mirazh. në këtë pikë alternativa mbetet të jetë Trajneri i Kombëtares së U21 të Italisë, Di Biaxho të paktën deri në muajin qershor.

Italia është në këtë situartë të nderë që pas humbjes 3-0 me Spanjën në Madrid ku u vu re një krisje në raportet mes Venturës dhe futbollistëve. këta të fundit kishin filluar të shfaqnin dyshimet dhe pakënaqësitë nga skemat tekniko-taktike të Venturës.

sfidanti.al