Problemet muskulore e penguan të luante një ndeshje në parë, dhe e ndaluan edhe këtë fundjavë. Myrto Uzuni ende nuk është kthyer në fushë për Granadën dhe nuk dihet se kur mund ta bëjë. Mediat spanjolle shkruajnë se sulmuesi i kombëtares shqiptare vazhdon të ketë dhimbje, dhe rikthimi në stërvitje varet pikërisht nga pushimi i këtyre dhimbjeve. Vetëm më pas, duke u riaftësuar siç duhet, ylli beratas mund të mendojë që të kthehet në fushë. Uzuni mbetet shënuesi më i mirë i Ligës së Dytë të Spanjës me 12 gola, ndërsa mungesa e tij i prish shumë punë Granadës që synon ngjitjen në Ligën e Parë.
Sfidanti.al